Edon Zhegrova shënon sërish për Genkun
Talenti i Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova, ka dhuruar një tjetër paraqitje të mirë në miqësoren e radhës me Genk.
Skuadra belge ka shënuar fitore të thellë 5:2 në ndeshjen përgatitore ndaj Royal Excel Mouscron, skuadër kjo ku luan Mërgim Vojvoda, antar tjetër i Përfaqësuesës së Kosovës.
Edhe në këtë ndeshje, kontribut në fitoren e Genkut dha Edon Zhegrova.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e pestë për Genkun në këtë ndeshje.
Vlen të ceket se Zhegrova ka shënuar gol të bukur edhe në një ndeshje tjetër miqësore të zhvilluar pak ditë më parë nga Genk. /IndeksOnline/