19:03 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / Gj. Sh

Egnatia merr një barazim në ”frymën” e fundit

Egnatia debuton me barazim në Conference League. Skuadra nga Rrogozhina siguroi barazimin 1-1 në “limitet” e ndeshjes, në transfertën armene përballë Ararat.

Redi Kasa pati dy shanse të pastra në pjesën e parë, ndërkohë që vendasit kaluan në avantazh në minutën e 36’. Falë golit me kokë të brazilianit Alemao.

Skuadra nga Rrogozhina tentoi barazimin në pjesën e dytë. Raphaeol Dëamena u ndal nga një pritje fantastike e portierit vendas në minutën e 64-t.

Por asgjë nuk e ndali sulmuesin ganez në minutën e shtatë shtesë, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Përfundimisht 1-1, rezultat që afron djemtë e Edlir Tetovës me kualifikimin. Sfida e kthimit do të zhvillohet pas shtatë ditësh në “Elbasan Arena”.