16:17 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ekipi kombëtar i Gjermanisë mbërrin në Frankfurt, Low jep shenja largimi (Foto)

Ekipi Kombëtares së Gjermanisë sapo kanë ateruar në aeroportin e Frankfurtit.

Gjermania u eliminua nga faza e grupeve në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

Me të mbërritur në qytetin gjerman, Joachim Low u ndal nga gazetarët dhe foli për të ardhmen e tij.

Ai dha një shenj largimi, vetëm se pritet të takohet me krerët e Federatës Gjermane.

“Ekipi nuk arriti të tregonte atë që mund ta bëjë. Si një trajner sigurisht se unë jam shumë përgjegjës. Sigurisht ka shumë arsye për të ikur. Por, do të ketë disa bisedime dhe pastaj do të jepet një përgjigje”, ka thënë Low.

Kampioni aktual botëror arriti vetëm një fitore në fazën e grupeve dhe u mposht dy herë, nga Korea dhe Meksika./IndeksOnline/