13:10 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Abelard Tahiri ekstradon të dyshuarin kryesor për masakrën në Krushë të Vogël

Është ekstraduar i dyshuari kryesor për masakrën në Krushë të Vogël.

Burimet e Indeksonline kanë njoftuar se me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit drejtuar autoriteteve hungareze, sot është ekstraduar nga Hungaria për në Republikën e Kosovës, serbi i dyshuar kryesor për krime lufte ndaj popullatës civile dhe masakrën e Krushës së Vogël.

I dyshuari me inicialet M.P., tani ndodhet në duart e autoriteteve kosovare dhe ndaj tij do të merren masat konform ligjeve në fuqi.

Burimet e Indeksonline njoftojnë se ky është rasti i parë i ekstradimit që është rezultat ekskluziv i punës së institucioneve vendase të sistemit të drejtësisë./Indeksonline/