18:17 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Albert Vallçi mund të luaj me Kosovën kundër Danimarkës

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes të dielën ka qenë i pranishëm në ndeshjen Salzburg – Sturm Graz për të shikuar nga afër qendër mbrojtësin Albert Vallçi.

23 vjeçari ka nënshtetësi austriake por ka shprehur interesim të luaj me Kosovën.

Për të kompletuar dokumentacionin do ti duhet kohë. Megjithatë për ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, Vallçi mund të luaj edhe pa qenë i pajisur me pasaportë kosovare.

Sipas burimeve të Indeksonline, trajneri Challandes mund ta inkuadroj në ndeshjen e ardhshme miqësore për të parë se si mund të përshtatet me lojën e Kosovës. /Indeksonline/