13:42 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Indeksonline publikon sot videon që tregon saktë mashtrimet e Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit

Indeksonline ka siguruar video-incizimet e skandalit të mashtrimit, në të cilin janë të përfshirë Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, të cilët, së bashku me Ekrem Likën, në vitin 2011-2012, e kanë mashtruar Faton Dalladakun, prej të cilit kanë marrë 290.810.00 Euro, duke u prezantuar rrejshëm si njerëz të afërt të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit.

Si u keqpërdor me manipulime emri i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit në këtë skemë të madhe mashtrimi për përfitime materiale nga Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi?

Si u krijua e tërë skema e këtij mashtrimi, e cila u bë kinse me qëllim të ndërmjetësimit për blerjen e Qendrës Kardiake të Kosovës në Prishtinë mes Ekrem Llukës si shitës dhe Faton Dalladakut si blerës, duke paraqitur kontrata dhe aksione të rrejshme?

Për çfarë takimi bëhet fjalë, në të cilin protagonistët përmendin emrin e deputetit të AAK-së, Rasim Selmanaj?

Si e mashtruan Faton Dalladakun dhe ia morën atij qindra mijëra euro Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, duke gënjyer gjoja se janë njerëz të afërt me politikën?

Indeksonline do të shpalosë sot një video përmbledhëse, ku zbardhet në mënyrë të plotë skema e mashtrimit nga Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 21 mars 2018, ka ngritur aktakuzë kundër këtyre personave, të cilën Indeksonline e ka publikuar ekskluzivisht: