17:37 / E Martë, 20 Prill 2021 / A. A

Ekskluzive/ Kuqi për Superligën e Evropës: Ajo e shkatërron futbollin, në pyetje është veç parja

Ish futbollisti shqiptar Shefki Kuqi ka dal kundër Superligës së Evropës.

Sulmuesi që kishte bërë karrierë në Angli për 12 vjet, duke qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Newcastle United, Fulham, e Crystal Palace thotë se themelimi i Superligës nuk është asgjë tjetër përpos biznes.

“Këtu shkurt po dihet që ata nuk kanë kurfar qëllimi tjetër përpos biznesit. Unë jam kundër. Nëse kjo ndodhë e shkatërron futbollin anglez. Ky është një shkatërrim i papritur i papërshkruar sepse Anglia e ka krijuar këtë histori dhe është diçka e jashtëzakonshme. U bo andërr e çdo lojtari, trajneri me lu në Angli e tash në një mënyrë ajo po zhduket” deklaroi Kuqi për Indeksonline.

44 vjeçari është i kënaqur me reagimin e tifozëve dhe futbollistëve që në shumicë nuk po e mbështesin Superligën.

“Gjatë kësaj pandemia është parë që futbolli pa shikues nuk është kurgjo. Pra nëse shikuesit dhe futbollistët reagojnë dhe janë kundër unë nuk e di se çka mendojnë ata. Çka u kon me rëndësi për mua është se lojtarët kanë reaguar negativisht dhe për mua është mirë me pa se u fol shumë kohëve të fundit se futbollistët po ngajnë mas pareve dhe me këtë shihet që nuk është në pyetje veç parja” përfundoi Kuqi.

/Indeksonline/