11:13 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Letrat konfidenciale që dëshmojnë presionin e Serbisë ndaj CETFA-s për taksën 100%

Serbisë vazhdon t’i “djegë” taksa 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe. Për këtë, qeveria serbe nuk po ndalë presionet ndaj institucioneve të shumta ndërkombëtare, sidomos ndaj CEFTA-s.

Kryeministrja Brnabiq, bashkë me ministrat e saj i kanë shkruar disa letra CEFTA-s dhe institucioneve tjera evropiane duke kërkuar me ngulm presionin ndaj Kosovës për të hequr këtë taksë.

Indeksonline ka siguruar disa nga këto letra konfidenciale të cilët kanë një lutje të njëjt, eliminimin e taksës 100%.

Një nga letrat e dërguara është për drejtorin e sekretariatit të CETFA-s në Bruksel të cilit i kërkohet që të konsultohet me organet e UNMIK-ut në Prishtinë për rritjen enorme të tarifave të importit të Kosovës. “Ne ju kërkojmë që të iu shkruani të gjithë anëtarëve të CEFTA-s dhe institucioneve të Kosovës për tëhequr këtë taksë enorme të importit” thuhet në një nga lutjet e dërguara me shkrim.

“Duke parë që po eskalon kriza ekonomike dhe humanitare, Qeveria e Serbisë kërkon nga sekretariati i CEFTA-s të marra masa sa më shpejt që është e mundur” thuhet ndër të tjera në letran e Ana Brnabiq, dërguar CEFTA-s.

Letra mëshiruese ka dërguar edhe ministri i Tregtisë,Turizmit e Telekominikacionit Serb, Rasim Llajic.

“Duke e parë gjendjen ekonomike dhe humanitare në Kosovë, qeveria e Serbisë ka vendosur  të kërkojë konsultime zyrtare në rrethana të favorshme nga CEFTA dhe Kosova përmes UNMIK –ut lidhur me ndalesat e importit që Kosova i ka bërë Serbisë dheBosnjës. 

Serbia pret përgjigjen tuaj përta paraqitur një kërkesë për konsultime të dyanshme në një datë tëpërshtashme” thuhet ndër të tjera në letrën e Llajiq, shkruan Indeksonline

Poashtu, Serbia zyrtarisht i ka kërkuar CEFTA-s një kërkesëme tre pika.

“1. Masat e ndërmarra nga institucionet vetëqeverisëse tëPrishtinës shpërfaqin një çarje të CEFTA-s

2. Republika e Serbisë i bën thirrje Prishtinës ti tërheq këto masa menjëherë

3. Serbia do të bëj kërkesë për kompenzinin e dëmëve të shkaktuara nga kjo taksë

Letra me kërkesë të njëjta i janë dërguar edhe përfaqësuesit të OKB-së në këtë institucion, Zahir Tanin./Indeksonline/