Kryeministrja Bërnabiq i “përgjërohet” Kosovës: Hiqeni taksën, po rrezikohet shëndeti i serbëve!
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka mbështetur protestën e sotme të studentëve të Mitrovicës veriore, të cilët kundërshtuan tarifën e vendosur nga autoritetet e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Përmes një postimi në “Twitter”, ajo ka shkruar se këto tarifa ndikojnë direkt në shëndetin e serbëve që jetojnë në Kosovë, transmeton Indeksonline
“Është e dëmshme kjo për shkak të mungesës me furnizimet ushqimore, produktet energjetike dhe gazetat serbe. Pra, me eliminimin e taksës do të sigurohet e drejtat dhe liria për të gjithë”, është shprehur ajo.
Ndryshe, studentët protestuan sot me moton “Evropa, nga fjalët ne vepra”, ndërsa njoftimi i cili iu shpërnda mediave, u lexua vetëm me gjuhën e shenjave. “Evropa po lejon që në kufijt e saj të ndodhë katastrofa humanitare dhe me kokëfortësi mbyllë sytë” thuhet në deklaratë.
Vlen të theksohet se protestat e ditëve të fundit në veri kanë pasuar dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri, të cilët ndërprenë çdo komunikim me autoritetet në Prishtinë për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja. /Indeksonline/