21:26 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Brnabic: Nuk duhet të biem në provokime

Që nga rritja e taksës për produktet serbe, presidenti Aleksander Vuçiq ka qenë në konferencë për çdo ditë, duke kërkuar heqjen e taksës.

Edhe sonte Vuçiq ai mbajti një konferencë të jashtëzakonshme ku në krah të tij ishte kryeministrja Ana Brnabiç, ku folën edhe për zhvillimet në Veri të Mitrovicës.

Kryeministrja theksoi se Serbia është duke kaluar në një periudhë të vështirë, transmeton Indeksonline.

“Është një ditë e vështirë për ne. Por është e sigurt se nuk është as e para dhe as e fundit.”, u shprehë Brnabiç për mediat serbe.

“Stabiliteti është në vend të parë për Serbinë dhe qytetarët e saj. Nuk duhet të biem në provokime. Me çdo çmim do ta ruaj stabilitetin.”, tha kryeministrja serbe.

Rritja e taksave i ka zbutur qëndrimet e liderëve serb./Indeksonline/

Temat: