75 Mall Live Search
13:39 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Mentor Zhdrella tregon se a ka arritur marrëveshje me Dritën

Dikur futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella nuk ka vendosur ende për të ardhmen. Pavarësisht shkrimeve në disa media se Zhdrella ka arritur marrëveshje me Dritën, Llapjani ka sqaruar për Indeksonline të vërtetën.

“I lexova shkrimet në disa media, por nuk e di se ku po i marrin ato informacione. Është e vërtetë se kam pasur ofertë nga Drita, kam edhe nga skuadra të tjera, por nuk kam marrë asnjë vendim. Jam në bisedime edhe me Llapin për vazhdim të kontratës, andaj të gjitha versionet janë të mundshme. Besoj se vendimin për të ardhmen do të marrë brenda dy ditësh” ka thënë Zhdrella./Indeksonline/