13:30 / E Martë, 17 Maj 2022 / B O

Ekskluzive: Mësohet identiteti i personit që u arratis nga QKUK, ishte i kërkuar nga Policia

Një person i aksidentuar me motoçikletë është arratisur dje nga dhoma e reanimacionit të Emergjencës në QKUK, pasi ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

I njëjti ishte aksidentuar me motoçikletë, për të ikur më pas nga shërimi i mëtutjeshëm për shkak se ishte person i kërkuar nga Policia.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arratisuri është Mërgim Ibriqi. 35-vjeçari ka kërcyer nga dritarja e dhomës së reanimacionit në Emergjencë, për të mos u kapur nga Policia.

Madje bëhet e ditur se i arratisuri kishte lëndime goxha serioze trupore pas aksidentit me motoçikletë./Indeksonline/