15:48 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Pamje gjatë aksionit policor për shkatërrimin e grupit të plaçkitësve

Policia e Kosovës sot ka arrestuar pesë persona të dyshuar për plaçkitje të ndryshme në Rajonin e Prishtinës.

Siç raportoi Indeksonline më parë, arrestimi i të dyshuarve është zhvilluar në një fshat në periferi të Prishtinës.

Pas arrestimit të grupit të plaçkitësve nga njësia elite FIT, janë angazhuar edhe njësitet tjera speciale të policisë të cilat kanë kryer bastisjen e shtëpive të të arrestuarve.

Indeksonline iu sjell pamje ekskluzive gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarve./Indeksonline/