18:56 / E Martë, 11 Gusht 2020 / C E

Ekskluzive: Përparim Islami afër transferimit te gjiganti i Superligës së Kosovës

Skuadra e Ballkanit është duke u përforcuar mjaftë shumë që të bëj një sezon të mirë dhe të luftoj për titullin kampion.

Skuadra nga Suhareka është duke kërkuar që të nënshkruaj me Përparim Islamin që është pa skuadër pasi që kontrata me Feronikelin i ka skaduar.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti në një prononcim për Indeksonline.

Po është e vërtetë që Ballkani më ka bërë ofertë dhe shumë afër marrëveshjes, shpresoj që do të mbyllt shumë shpejt“, ka thënë mbrojtësi kosovar.

Ai ka zbuluar se ka tentuar që të vazhdoj kontratën me Nikelin por që nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

Kontrata me Feronikelin më ka skaduar dhe kemi diskutuar për vazhdimin e kontratës por nuk kemi mundur të gjejmë një gjuhë të përbashkët“, ka thënë ai.

Përparim Islami ka pasur kontrata edhe nga disa skuadra tjera por që e rëndësishme ka qenë që të kthehet në fushë.

Përveç Ballkanit ka pasur oferta edhe nga klube të tjera por e rëndësishme është që unë të kthehem dhe të filloj fuqishëm, kjo është e rëndësishme për mua“, tha ndër të tjera Islami.

Islami më parë ka qenë lojtar i Prishtinës, Hajvalisë dhe Hysit. /IndeksOnline/