17:38 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Prokuroria interviston deputetin Gashi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar sot deputetin e Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi për përplasjen që pati ditë më parë në sallë me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti.

Sipas burimeve të Indeksonline, edhe Haliti që është dashur që të intervistohet, ndodhet jashtë vendit dhe nuk do të kthehet deri më 2 qershor.

Për përleshjen në fjalë, sipas burimeve, pritet që të intervistohet edhe deputeti tjetër i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj.

Kujtojmë se para disa ditësh, Haliti dhe Gashi patën një debat të ashpër në Kuvend, i cili përfundoi edhe me përleshje fizike.

Derisa ky i fundit kërkonte fjalën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emrin.

Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të samës”.

Atij iu ka kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera.

Temat: