18:22 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Themelohet komisioni që do të intervistojë kandidatët për drejtor të Policisë (Dokument)

Ministria e Punëve të Brendshme, bazuar në rregullore në fuqi ka themeluar komisionin për emërime të larta brenda Policisë së Kosovës.

Në vendimin e siguruar nga IndeksOnline brenda procesit mësohet se komisioni do të kryesohet nga Sekretari i MPJ-së, Fitim Sadiku dhe do të ketë edhe 4 anëtarë të tjerë.

Pranë këtij komisioni do të hyjnë për intervistim të gjithë kandidatët të cilët tashmë ia kanë mësyrë pozitës së të parit të policisë.

Anëtarët e këtij komisioni do ta zgjedhin edhe zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/