EKSKLUZIVE: Video nga nënshkrimi i marrëveshjes Thaçi-Vujanovic
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, prezantoi sot marrëveshjen e re për demarkacion me Malin e Zi me kolegun e tij malazez, Filip Vujanovic.
Indeksonline ka siguruar video nga akti i nënshkrimit të marrëveshjes mes dy presidentëve, i cili hap rrugën e liberalizimit të shpejtë të vizave.
Gjithashtu, Indeksonline siguroi një dokument të ri të marrëveshjeve të nënshkruara në nivel të presidentëve.
“Falë vullnetit të mirë të palës malazeze dhe përkushtimit të lidershipit të Kosovës, kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët, e cila adreson të gjitha shqetësimet e partive politike dhe opinionit publik lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Siç është specifikuar në këtë deklaratë, jemi pajtuar për të adresuar dhe korrigjuar gabimet eventuale të përcaktuara në një deklaratë të përbashkët për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi Tani ka hapësirë të mjaftueshme për të proceduar me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke e hapur rrugën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës “, ka theksuar sot presidenti Thaçi.