16:19 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / A. A

Ekskluzive: Vijnë ofertat nga Turqia për ‘bomberin’ Mirlind Daku, ja kur mund të largohet

Futbollisti më i mirë në Superligë këtë edicion pa asnjë dyshim është Mirlind Daku.

Sulmuesi i Ballkanit ka shënuar 18 gola në 13 ndeshje me ekipin nga Suhareka në Superligë.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që disa skuadra nga Turqia janë interesuar për shërbimet e 22 vjeçarit.

Menaxheri i tij, Shkumbin Qormemeti tashmë ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e këtyre klubeve dhë nëse vjen oferta e duhur sulmuesi mund të largohet që në janar.

Kujtojmë se Daku është zyrtarisht futbollist i ekipit kroat Osijek por i huazuar te Ballkani deri në fund të sezonit.

/Indeksonline/