11:25 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ylli i Swanseat ftohet te Kosova pas 6 muajsh

Mesfushori i Swanseat, Bersant Celina nuk ka qenë i grumbulluar me Kosovën në 4 ndeshjet e fundit në Nations League.

Megjithatë, trajneri Bernard Challandes ka konfirmuar ekskluzivisht për Indeksonline, që Bersant Celina është në listën e futbollistëve që do të grumbullohen për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë.

Madje ka shumë mundësi që për shkak të formës së mirë që po kalon, mesfushori kosovar të luaj nga fillimi.

Kosova luan miqësoren me Danimarkën me 21 mars ndërsa me Bullgarinë me 25 mars, që është sfida e parë kualifikuese për Euro 2020.

Ndeshjen e fundit dhe të vetmen në Nations League, Celina e kishte zhvilluar kundër Azerbajxhanit në shtator.

Të shtunën mesfushori kosovar do të luaj me Swansean kundër Manchester Cityt në Kupën FA. /Indeksonline/