Eksperimenti i Klopp, vetëm dy futbollist mbetën të pazëvendësueshëm
Jurgen Klopp përveç se po tregon suksese me Liverpoolin, ai edhe po eksperimenton me formacionin.
Trajneri gjerman ka zëvendësuar gati të gjithë futbollistët e formacionit të parë për t’i mbajtur më të pushueshëm për ndeshjen e radhës.
Kanë mbetur vetëm dy futbollist që kanë zhvilluar të gjitha minutat deri më tani, shkruan indeksonline.
Alisson dhe Robertson janë të vetmit lojtarë që nuk janë zëvendësuar asnjëherë nga Jurgen Klopp këtë edicion.
Shtatë ndeshje të plota, shtatë fitore, 630 minuta të luajtura për secilin nga dyshja në fjalë. /IndeksOnline/