13:49 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ekspertët ligjorë diskutojnë aspektin kushtetues të kufizimit të ministrive

Besnik Tahiri, së bashku me ekspertë ligjorë kanë diskutuar sot aspektin kushtetues të vendosjes së kufizimit të numrit të ministrive në Ligjin për Qeveri.

Pjesëmarrës ishte profesori universitar, Visar Morina, që është Doktor i Shkencave Juridike. I njëjti është i zgjedhur si anëtarë edhe në Komisionin e Venecias.

Pjesë e diskutimit ishin edhe dy ekspertët e njohur, Fisnik Korenica e Dren Doli.

“Me ekspertët ligjor, Prof. Robert Muharremi dhe Prof. Visar Morina si dhe akterë të shoqërisë civile, Prof. Fisnik Korenica dhe Prof. Dren Doli, diskutuam aspektin kushtetues të vendosjes së kufizimit të numrit të ministrive në Ligjin për Qeveri.

Nga ky takim shumë përmbajtësor doli si sugjerim që paraprakisht të organizohet një debat rreth kësaj teme. Falenderoj pjesëmarrësit për kontributin e tyre profesional dhe kritik” shkruan Besnik Tahiri në njoftim.