21:10 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / L K

Eksperti i sigurisë flet për hapat që duhet ndërmarrë për tejkalimin e situatës së krijuar në veri

Situata në katër komunat veriore se fundmi është qetësuar, pasi udhëheqësit kryesorë evropianë e kanë kushtëzuar Kosovën me tri kërkesa.

Në mesin e tri kërkesave të shtruara nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell është ajo për organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

Por si e sheh gjithë këtë situatë, njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi ka folur për IndeksOnline.

Sipas tij, në vazhdimësi situata vazhdon të jetë e tensionuar pasi të dyja palët, si Kosova dhe Serbia, kanë presion nga ndërkombëtarët.

“Mendoj që situata në vazhdim vazhdon të jetë në krah të shqetësimit, në kuptimin e asaj që është edhe trysnia ndërkombëtare pra në dy anët edhe në këtë rast në palën serbë e cila është iniciatorë e gjithë këtyre trazirave, normal edhe kritikat që kanë rënë në qeverinë e Kosovës siç ata e quajnë veprime të njëanshme në kuptimin e asaj e mos harmonizimit ndërkombëtarë”, ka thënë Ibishi.

Ndër tjerash, Njohësi Ibishi tha se Lista Serbe nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet më për shkak të trysnisë nga ndërkombëtarët dhe kërkesave për të dalë komuniteti serbë në zgjedhje./IndeksOnline/

Videon e plotë e gjeni më poshtë: