10:30 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ekstradohet nga Gjermania personi që sulmoi Sokol Zogajn

Policia e Kosovës njofton se është bërë ekstradimi nga Gjermania i cili kishte sulmuar një person zyrtar më 16 gusht të vitit 2017.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ”Imzot Nikprelaj”, në Prishtinë ku ishte sulmuar fizikisht Sokol Zogaj që në atë kohë ka qenë drejtor i Shërbimit Korrektues.

Policia nuk ka dhënë detaje për të dyshuarin vetëm ka bërë të ditur se ai është ekstraduar  përmes urdhër arrestit dhe letër rreshtimit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pas intervistimit  i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.