17:22 / E Hënë, 08 Mars 2021 / AR

Elezi deklarohet për procesin e rinumërimit të votave në QNR

Tashmë ka filluar rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për kandidatët për deputetë të AAK-së, shkruan Indeksonline.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi e konfirmoi atë që raportoi më parë Indeksonline, se do të rinumërohen edhe 7 vendvotime në të cilat ishte i angazhuar personi që përmendet në videon që po qarkullon nëpër media.

Pas përfundimit të kësaj faze të rinumërimit, do të vazhdojmë me procedimin e vendvotimeve të tjera për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një listë me numrin e saktë të vendvotimeve do ta kemi në ndërkohë, pasi jemi duke para të gjitha vendimet e PZAP-it dhe janë me dhjetëra sosh“, u shpreh ai.

“Me qëllim të zbatimit të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po fillon punën këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Fillimisht do të bëhet rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e subjektit politik AAK.

Gjithashtu, KQZ do të rinumërojë edhe 7 vendvotime gjatë numërimit të të cilat ka qenë i angazhuar personi që përmendet në videon e trasmetuar nga mediat.

Pas përfundimit të kësaj faze të rinumërimit, do të vazhdojmë me procedimin e vendvotimeve të tjera për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një listë me numrin e saktë të vendvotimeve do ta kemi në ndërkohë, pasi jemi duke para të gjitha vendimet e PZAP-it dhe janë me dhjetëra sosh”./Indeksonline/