16:06 / E Martë, 26 Janar 2021 / k.v

Elezi: KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it, do ta pres edhe Supremen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për IndeksOnline se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it.

“Pra do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka thënë ai.