21:43 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Elseid Hysaj i çon “selam” Ronaldos

Mbrojtësi shqiptar ka folur rreth transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventus.
Elseid Hysaj është përfolur shumë këtë verë se mund të largohet nga Napoli, por reprezentuesi shqiptar duket se ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në Serie A.
Hysaj ka folur rreth edicionit të ri dhe nuk kishte si të linte jashtë vëmendjes dhe një koment për Ronaldon, të cilin tani do të ketë për detyrë që ta ndalë.

“Ai është një lojtar i një niveli shumë të lartë. Më bëhet qejfi që ka ardhur në Itali, na motivon edhe më shumë”, ka thënë Hysaj. “Ta mbuloj është një sfidë që më pëlqen, por jemi një grup i madh dhe një lojtar i vetëm nuk bën grup. Duhet parë si do të përshtatet në Itali. Një lojtar i vetëm mund të bëjë diferencën në një ndeshje të caktuar, jo përgjatë gjithë kampionatit”, ka theksuar ai.

Temat: