19:50 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Elvana Gjata del rrugëve të Tiranës: Ka 10 vite që s’kam shëtitur rrugëve të qytetit tim (Foto)

Elvana Gjata ka 10 vite që nuk ka dalur rrugëve të Tiranës.

Edhe pse duket e pabesueshme, këngëtarja këtë e ka treguar përmes një statusi të postuar në llogarinë e saj Instagram, shkruan Indeksonline.


Këngëtarja shihet me motrën e saj Migenën, teksa shfaqet pa asnjë pikë grim dhe mjaftë me stil si gjithnjë. Ndërsa ka shkruar:

Per fat te keq nuk bej me shetitje ne qytetin tim..
Hera fundit ka qene rreth 10 vite me pare ..
Edhe pse jetoj ketu.
Te shoh qytetin tim duke ecur eshte nje ndjenje kaq e bukur!
Mu mbushen syt me lot per kohen kur nuk kisha pergjegjesi por vetem detyra shpie 🙂