09:30 / E Martë, 14 Maj 2024 / AR

Elvana Gjata po vjen me koncert madheshtor

Elvana Gjata, përmes një postimi në Instagram, ka bërë me dije se do të rikthehet me një super koncert në Gjermani, në “Lanxess Arena”, Këln.

Elvana do të performojë hitet e saj më 14 qershor dhe koncerti vjen një ditë para ndeshjes së shumëpritur Itali – Shqipëri në “BVB Stadion Dortmund”, e cila do të zhvillohet në orën 21:00.

Dekada Kuqezi! Elvana Gjata rikthehet me një super koncert *.*

“Vitin e kaluar, DEKADA në “Air Albania Stadium”, shënoi një nga momentet më të rëndësishme të karrierës sime. I mbaj në shpirt kujtimet, dashurinë dhe emocionet e asaj mbrëmjeje, në atë stadium plot e përplot. Akoma i dëgjoj koret e zërat tuaj të asaj nate…Më keni dhënë shumë dashuri, shumë forcë e shumë ëndrra të reja”, shkroi këngëtarja në Instagram.

Më tej, Elvana vijoi:

“DEKADA KUQEZI është një ëndërr që ka filluar me shpresën dhe dëshirën që kombëtarja jonë të kualifikohej në EURO24. E ja ku jemi…Vetëm një muaj para EURO24. Në datën 14.06 ju ftoj të mblidhemi siç na ka hije, të festojmë, të këndojmë e të ëndërrojmë bashkë si KUQEZI. Nga Gjermania, Zvicra, Italia, Belgjika, Holanda e çdo cepi të Europës e botës. Bashkë si SHQIPTARË”.

Dekada Kuqezi! Elvana Gjata rikthehet me një super koncert *.*

DEKADA rikthehet pas një suksesi të jashtëzakonshëm në “Air Albania”, këtë herë në mbështetje të kombëtares sonë, për të bërë bashkë shqiptarët, para një prej momenteve historike të futbollit shqiptar.

Biletat mund t’i gjeni në këtë link.