21:50 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Emery zbulon se pse Xhaka startoi në krahun e majtë të mbrojtjes

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka shpjeguar se pse startoi me Granit Xhakën në krahun e majtë të mbrojtjes ndaj Sportingut.

Lëndimet e Naco Monreal dhe Sead Kolasinac e kanë lënë Emeryn pa zgjidhje në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në fitoren e së hënës, 3-1 ndaj Leicesterit, Emery startoi me Stephan Lichtsteiner në krahun e majtë të mbrojtjes, por në pjesën e dytë luajti me Granitin në këtë pozicion.

Dhe duket se Xhaka e impresionoi Emeryn në këtë pozitë dhe trajneri atij ia dha edhe një tjetër mundësi, transmeton IndeksOnline.

Granit Xhaka

Dhe duke folur për BT Sport, Emery tha se ishte i bindur se Xhaka mund të përshtatet në këtë pozitë.

”Ne mund ta përdorim edhe Lichtsteiner në këtë pozitë, por jemi duke provuar me Xhakën”.

”Të dy kanë aftësi me këmbën e majtë dhe me pasime, andaj dua ta provoj këtë mundësi”.

Tutje, edhe ish-trajneri i Anglisë, Glenn Hoddle tha se Xhaka mund ta mbulojë këtë pozitë për një periudhë afat-gjate./IndeksOnline/