17:14 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Emigranti shpëton një fëmijë, Macron i jep nënshtetësi franceze (Video)

Një emigrant në Francë ka shpëtuar një fëmijë që ishte gati të binte nga ballkoni.

Ai ngjitet nëpër ndërtesë dhe arrin deri tek fëmija duke e kapur sa hapë e mbyllë sytë, shkruan Indeksonline.

Me t`u bërë videoja virale, presidenti francez Emmanuel Macron e fton në zyrën e tij dhe si shenjë falënderimi ia dhuron nënshtetësinë franceze.

Mamoudou Gassama tashmë i është bashkuar shërbimit të zjarrfikësve, transmeton Indeksonline.

Gassama ka thënë se i do shumë fëmijët dhe nuk do të dëshironte që atij vogëlushi t`i ndodhte ndonjë e keqe./Indeksonline/