15:41 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Emigranti shqiptar në Milano sulmohet nga dhjetra afrikanë

Policia e italiane ka arrestuar ditën e djeshme dy egjiptianë për rrahjen në mënyrë barbare të një shqiptari në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Si bëjnë me dije mediat e vendit fqinj, policia mundi që përmes kamerave të sigurisë, si dhe ndihmës së shqiptarit të identifikonin dy egjiptianët, të cilët kishin precedentë të mëparshëm penalë.

Shqiptari u dhunua pranë Piazza Duomo në Milano nga disa persona me origjinë nga Afrika Verior, pas një sherri verbal që shqiptari kishte pasur me ta.

Por, të shumtë në numër, ata i janë sulur me shqelma dhe thikë shqiptarit, emrit i të cilit nuk bëhet i ditur, duke e lënë të plagosur.

Dy egjiptianët, të rinj në moshë janë dërguar në burgun San Vittore, ku pritet ndaj tyre të nisë edhe gjyqi për plagosjen e shqiptarit.