18:05 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Emrat e aktivistëve të Vetëvendosjes që janë arrestuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për thyerjen e xhamave në Kuvendin e Kosovës.

Indeksonline mëson se Imer Fejza, Pajtim Demaj dhe Endrit Shatri janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Qendra në Prishtinë.

Të njëjtit janë intervistuar nga njësia hetuese e rastit. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dyshohet se kanë hedhur gurë në xhamat e Kuvendit të Kosovës duke thyer disa nga ta./Indeksonline/