19:18 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Emre Can me video emocionuese/  “Faleminderit Liverpool” (Video)

Emre Can është larguar nga Liverpooli pas katër viteve.

24-vjeçari nga Gjermania ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin nga Italia, Juventus, shkruan IndeksOnline.

Ai përmes një videoje të publikuar ka falënderuar klubin, tifozët, trajnerin dhe të gjithë pjesëtarët e klubit “The Reds” për këto katër vite.

“Faleminderit klubit, trajnerit dhe të gjithë tifozëve. Unë jam i lumtur që isha pjesë e këtij klubi. Shpresoj që një ditë do të rikthehem”, ka thënë Can.

Mesfushori zhvilloi afro 120 paraqitje duke shënuar 10 gola për Liverpoolin. Kujtojmë që Can ishte pjesë e Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen./IndeksOnline/