21:37 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Liverpooli arrin marrëveshje me zëvendësuesin e Emre Can, e transferon për 50 milionë euro? (Foto)

Skuadra e Liverpoolit është shumë afër marrëveshjes me lojtarin e Monacos, Fabinho.

Nën-kampioni i Ligës së Kampionëve ka gjetur zëvendësuesin e Emre Can, i cili është afër largimit nga “The Reds”. Sipas “Sky Sport”, Liverpooli ka arritur marrëveshje me lojtarin e Monacos, transmeton IndeksOnline.

Shumë që do të paguaj klubi i Jurgen Klopp do të jetë deri në 50 milionë euro.

Braziliani është vetëm 24-vjeçar dhe është një futbollist i kërkuar nga gjigantët e Premierligës. Përveç Liverpoolit të interesuar për shërbimet e mesfushorit janë edhe Manchester United.

Fabinho është pjesë e Monacos që nga viti 2013. Ai deri tani ka zhvilluar afro 120 paraqitje dhe ka shënuar 22 gola.

Kujotjmë që braziliani një kohë të shkurtër e kaloi edhe në skuadrën e madhe spanjolle, Real Madrid./IndeksOnline/