15:58 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Emre Can nënshkruan kontratë katër vjeçare me Juventusin (Foto)

Futbollisti gjermano/turk ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me kampionin e Serie A.

Emre Can është larguar përfundimisht nga Liverpooli dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2022, shkruan IndeksOnline.

Për “The Reds”, Can bëri afro 150 paraqitje dhe shënoi 14 gola.

Ai te “Zonja e Vjetër” do ta bartë fanellën me numër 23.

Kujtojmë që Can luajti edhe për klube si Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen./IndeksOnline/