16:32 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Ozil e Gundogan “shkrihen” pas Erdoganit, ylli i Liverpoolit e refuzoi atë!

Mesut Ozil e Ilkay Gundogan u bënë lajm dje në mediat gjermane për vizitën dhe dhuratat që i kanë dhënë presidentit turk, Erdogan.

Por, një yll tjetër i futbollit e ka refuzuar ftesën për ta takuar atë.

Mediat gjermane raportojnë se Emre Can kishte ftesë për tu takuar me Erdogan, por ai e ka refuzuar.

Kjo pasi që Can nuk pajtohet me politikat e presidentit turk dhe për këtë siç thuhet e ka humbur edhe respektin për atdheun e tij, Turqinë./Indeksonline/