15:50 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Emre Can te Juventusi, nënshkruan kontratë pesë-vjeçare?

Futbollisti i Liverpoolit, Emre Can me shumë gjasa do të largohet nga këta të fundit gjatë muajit qershor.

Siç raporton gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”, futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë , do të nënshkruaj kontratë pesë-vjeçare me kampionin e Italisë, Juventus, transmeton IndeksOnline.

24-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2014. Ai ka bërë afro 120 paraqitje dhe ka shënuar 11 gola.

Kontrata e gjermanit skadon në qershor të këtij viti./IndeksOnline/