15:24 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Emri i stadiumit të ri të Tottenham bëhet temë diskutimi në Londër

“White Hart Lane” nuk është më, por pas një procesi të gjatë dhe të shtyrë paksa, Tottenham janë gati të hyjnë në stadiumin e tyre të ri i cili kap vlerën 850 milionë funte, e që vlerësohet “një vend i klasit botëror për sport dhe argëtim”.

Presidentit i Spurs, Daniel Levy, e ka përshkruar atë si “shtëpinë tonë të re për gjeneratat që do të vijnë” .

Por cfarë emri i kanë vënë kësaj strukture të plotfuqishme?

Klubi ka njoftuar se emri i stadiumit do të jetë ‘Tottenham Hotspur Stadium’ për momentin, dhe kjo i ka habitur shumë fansa.

Siç mund ta shihni në imazhin e mëposhtëm, klubi ka ndryshuar shkronjën ‘a’ në fjalën ‘stadium’ duke iu referuar trashëgimisë së tyre në veri të Londrës, shkruan IndeksOnline.

Shumë prej fansave thonë me sarkazmë se klubi duhet t’i ketë shpenzuar vite për të menduar një emër të tillë, ndërsa Spurs lëshuan ​​një deklaratë më herët për identifikimin e markës së re.

“Ne jemi të gëzuar të zbulojmë identitetin tonë të ri të stadiumit. Duke u bërë me një shtëpi të re me famë botërore për Tottenham Hotspur, stadiumi ynë i ri do të organizojë ndeshje të NFL, koncerte dhe ngjarje të tjera të mëdha, ndërsa ne shikojmë për të krijuar një destinacion global të sportit dhe argëtimit në Tottenham” , thuhet në deklaratë.

“Stadiumi ynë i ri aktualisht do të njihet si Tottenham Hotspur Stadium me ‘A’ të fjalës ‘Stadium’, i stilizuar për të krijuar një shigjetë që tregon veriun, për të përfaqësuar krenarinë tonë në veri të Londrës” , shkruhet më tutje në deklaratën e stadiumit.

Reagimet në mediat sociale nuk kanë qenë të pakta rreth kësaj deklarate.