15:28 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Endrit Shala: “Erdhi dita” të demaskohen këta “patriotat”

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka reaguar ashpër ndaj veprimit të cilin e bënë disa kandidatë të VV-së duke u ankuar në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së e cila i anuloi votat e ardhura nga Serbia.

““Erdhi dita” të demaskohen këta “patriotat” ..!!! Ja çfarë thoshin ata para popullit (normal vetëm kur janë pranë TV) për pakot me zarfa të kontrabanduara nga Serbia!”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.

Ai ndër të tjera ka shkruar se këta janë ata që tentojnë të grabitin mandate me pako me zarfa të Vuqiçit./Indeksonline/