22:55 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Enis Zabërgja iu kërkon falje tifozëve të Vushtrrisë: Ishte gëzim i qastit asgjë më shumë

Zabërgja ka shënuar gol kundër ish-skuadrës së Vushtrrisë dhe e ka festuar atë, mirëpo pastaj ka hasur në kritika nga tifozët e Vushtrrisë.

Sulmuesi realizoi dy gola për përmbysjen e Llapit 2:1, shkruan Indeksonline

Enisi përmes një postimi në facebook ka thënë se “Edhe ne si sportista mund të gabojm ndonjëher por besoj se nuk bëjm gabime me qëllim, thjesht janë nga emocionet e momentit por besoj shumë se qëllimi im thjesht ka qenë gëzimi i qastit asgjë më teper nëse dikush është ndjerë i ofenduar nga gëzimi im kërkoj ndjes sidomos qyetit të Vushtrris dhe gjith dashamirsve të futbollit respekt për forcen dhe gjithë Vushtrrinë”./Indeksonline/.