75 Mall Live Search
16:59 / E Premte, 24 Prill 2026 / Gj Sh

Enzo Maresca pasardhës i Guardiolas te Manchester City?

Enzo Maresca do të jetë zëvendësues i Pep Guardiolas, nëse spanjolli largohet nga Manchester City gjatë verës.

Kështu raporton gazeta angleze ”The Guardian”, pasi Manchester City po përgatiten për lamtumirën me teknikun spanjoll, shkruan IndeksOnline.

Guardiola ka edhe një vit kontratë, por ekziston mundësia që ai të largohet pas përfundimit të sezonit.

Maresca është i papunë që nga muaji janar kur u largua nga pozita e trajnerit të Chelseas.

Italiani u raportua se kishte edhe bisedime me drejtuesit e Manchester Cityt, sa ishte në kontratë me skuadrën londineze.

Nga ana tjetër, Pep Guardiola është një prej emrave të përfolur për të marr drjetimin e kombëtares së Italisë./IndeksOnline/