75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Epilogu i Mërgim Vojvodës para ndeshjes, Maqedoni – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës arriti mbrëmë fitore historike në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin 3 të Ligës D, Kosova ia doli ta mposhtë Azerbajxhanin, 4-0, dhe ta fitojë grupin në fjalë.

Me këtë fitore, ”Dardanët” kualifikohen në Ligën C, teksa në gjysmëfinale do të përballen me Maqedoninë, transmetojn IndeksOnline.

E ndeshjen me Maqedoninë e ka komentuar edhe mbrojtësi fantastik i Kosovës, Mërgim Vojvoda.

”Gjasat për ndeshjen me Maqedoninë janë 50/50, por ne do të luajmë me zemër dhe do ta japim maksimumin”.

”Nuk ka rëndësi që ne luajmë si mysafir”, u shpreh Vojvoda./IndeksOnline/