22:44 / E Diele, 20 Shtator 2020 / C E

Epoka Pirlo fillon me fitore bindëse

Andrea Pirlo e ka filluar me fitore aventurën e tij si trajner te Juventusi.

Skuadra e drejtuar nga ish-mesfushori Italian ka mposhtur Sampdorian me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së parë të Serie A.

Zonja e Vjetër kaloi në epërsi në minutën e 13-të me golin e talentit Dejan Kulusevski.

Rezultatin e dyfishoi Bonucci në minutën e 78-të duke shfrytëzuar një tollovi në zonë.

Golin e tretë dhe të fundit për Juventusin e realizoi Cristiano Ronaldo në fund të ndeshjes.

Këto janë tri pikët e para të Juventusit në luftën për të mbrojtur titullin. /IndeksOnline/