16:44 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Era e fortë lë në terr fshatrat e Podujevës e Skenderajit

Shumë fshatra të Podujevës kanë mbetur pa energji elektrike që 20 orë.

Erërat që kanë mbizotëruar që disa ditë si dhe moti me shi si duket kanë ndikuar që Podujeva të mbetet në terr,shkruan Indeksonline.

Po jo vetëm kjo komunë, edhe komuna e Skenderajit ka mbetur pa energji elektrike.

Disa fshatra të kësaj komune, kanë mbetur pa rrymë që 20 orë shkaku i disa trafove.

Ky mot sipas institutit hiderometerologjik do të vazhdoj edhe nesër, ndërsa nga fillimi i javës pritet të ketë edhe reshje bore./Indeksonline/