17:25 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Erdhën, panë, dështuan! Pronarët i varfëruan e asgjë nuk fituan!

Në dy vitet e fundit shumë trajner nga Shqipëria zbarkuan në futbollin e Kosovës duke pretenduar të sjellin ndryshime pozitive. Por shumica prej tyre nuk ishin asgjë tjetër përveç dështim që u kushtuan shtrenjtë ekipeve tona.

Moda e trajnerëve shqiptarë filloi me Bledi Shkëmbin që e nisi karrierën e trajnerit me Lirinë por jeta në Prizren nuk i zgjati më shumë se 1 vit pa ndonjë rezultat.

Edhe më keq e pësoi trajneri i njohur Sulejman Starova që me Feronikelin qëndroi 6 muaj por regjistroi vetëm 1 fitore në 12 ndeshje.

Gugash Magani me Trepçën 89 ishte lidhje që zgjati 10 muaj. Ish trajneri i Tiranës bëri shumë ndryshime te mitrovicasit me synimin që të bëhet kampion por u detyrua të dorëzohej duke e lënë ekipin në pozitë të luftoj për egzistencë.

Rasti i fundit ishte trajneri i Dritës, Shpëtim Duro që poashtu nuk la gjurmë.

Nga të gjithë trajnerët e Shqipërisë më së shumti ka shërbyer Mirel Josa me Prishtinën që vitin e kaluar fitoi Digitalb Kupën. Por tani Josës i ka mbetur vetëm kampionati. Nëse edhe atë nuk e fiton periudha e tij në Kosovë nuk do të quhej e suksesshme.

/Indeksonline/