08:47 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Erdonis Maliqi humb me vendim të dyshimtë të gjyqtarëve

Boksieri Erdonis Maliqi ka pësuar humbje me vendim të dyshimtë të gjyqtarëve në çerekfinalen e Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

Maliqi u mund nga kampioni i Afrikës, marokeni, Mohamed Boulaouya, kategoria -64 kilogramë.

Erdonisi zhvilloi luftë të mirë dhe me teknikën e tij dhe goditjet e pastra bëri ta duartrokisnin edhe të pranishmit, por kjo nuk mjaftoi tek gjyqtarët që i dhanë fitoren kundërshtarit. Rezultati sipas gjyqtarëve ishte 3:2 për marokenin.

Sidoqoftë, boksieri ynë 17 vjeçar dëshmoi se ka të ardhme të ndritur.