23:51 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vendimet e dala nga mbledhja e 23-të e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 23-të të saj, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.BE mori vendimet si në vijim:

– U vendos të mbështeten financiarisht sportistët që po luftojnë për të arritur normën Olimpike Tokyo 2020. Me këtë rast u caktuan edhe kriteret për mënyrën e mbështetjes së sportistëve.

– U miratuan rekomandimet për ndryshimet në rregulloret e kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, si dhe harmonizimi i rregulloreve të shpërblimeve

– U konstatua se përgatitjet për Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires kanë shkuar sipas dinamikës së paraparë.

– U mor vendim të mbështeten sportistët, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Evropian Dimëror (EYOF), Sarajeva 2019.

I mbetet Federatës të aplikojë për projekt të specifikuar për përgatitjen e sportistëve.

– U vendos t’i rekomandohet Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport të mbështesë xhudistin Shpat Zeka, për fitimin e medaljes së argjendtë në Kampionatin Evropian U-21, bazuar në rregulloren për shpërblime të sportistëve.
Krahas vendimeve të marra, Bordi Ekzekutiv shqyrtoi edhe pika tjera të rëndësishme./IndeksOnline/