21:29 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Eriksen me një rekord që nuk ishte regjistruar që prej kohës së David Backham

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen ka shënuar asistimin e 10-të në Premier Ligë këtë edicion në ndeshjen kundër Liverpoolit.

Danezi pasoi të goli i realizuar nga Lucas Mouran. Ky është edicioni i 4-të rresht që Eriksen regjistron minimum 10 asistime.

Futbollisti i fundit që kishte regjistruar këtë rekord në Premier Ligë është David Backham brenda viteve 2000-2003.

Ndryshe, Eriksen pritet që në përfundim të këtij edicioni të largohet nga Tottenhami. /Indeksonline/