Erion Velijaj takohet me “Çënarin” dhe Almeden, dhëndrit i bënë dhuratë të veçantë (Foto)
Aktori turk por me shumë fansa në trojet shqiptare, Tolgahan Saysiman po viziton Shqipërinë bashkë me bashkëshorten e tij shqiptare, Almeda Abazi.
Duke qenë se Almeda është vajzë tiranase, nuk kishte si të mos i priste në një takim edhe i pari i Tiranës, Erion Velijaj.
Ky i fundit ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku është shprehur shumë i kënaqur me takimin me aktorin e njohur dhe modelen shqiptare.
“Unë nuk shoh telenovela, por ishte kenaqësi të takoja çiftin më simpatik turko-shqiptar @almeda92 dhe @tsayisman ! Tani që i takova, s’u vë faj atyre që gozhdohen në TV përditë. ????? PS. I dhurova dhëndrit 1 album, se ka marrë ‘goc tirone’ e ka ardh te fshati grus!” ka shkruar kryebashkiaku.
Ndryshe, çifti Almeda dhe Çënar priten të qëndrojnë edhe për disa ditë në Shqipëri./Indeksonline/