11:31 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ermonela Jaho e veshur në BKR në perfomancë me Placido Domingon (Foto/Video)

Të dielën që lamë pas sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho bashkë me tenorin e njohur Placido Domingo kanë impresionuar publikun me paraqitjen e tyre në Festivalin Castell de Peralada. Ata u prezantuan me operën ‘Thais’ nga Jules Massenet, një nga veprat më të fuqishmë emocionale.

Të përcjellë nga kori i Teatrit Real të Madridit, përveç zërit të saj, sopranoja shqiptare shkëlqeu edhe me veshjen. Ajo kishte përzgjedhur pikërisht një nga fustan të kuq e tejet elegant, të dizajnuar nga kreatorja e talentuar kosovare Blerina Kllokoqi Rugova, shkruan Indeksonline.

Ndryshe Blerina Kllokoqi Rugova njihet tashmë për kreacionet e saj që mbajnë vulën shumë personalitete të njohura e fytyra publike si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Kreatorja me ‘duar të magjishme’ para disa ditësh festoi edhe një dekadë punë përmes një eventi madhështor të mbajtur në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë. Në këtë mbrëmje u prezantua edhe koleksioni i fundit i Blerinës, gjithësej 40 fustane të dizajnuara deri në detaje, me plot shije e tejet unik./Indeksonline/